LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet e veçanta që ua pastrojnë organizmin nga nikotina

Ushqimet e veçanta që ua pastrojnë organizmin nga nikotina

Nikotina është ndër kimikalet më të famshme që e shkaktojnë varësinë, dhe më së shpeshti gjendet në cigare.

Nikotina është simulanti që e bllokon funksionimin normal të nervave dhe qelizave muskulore, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, me konsumimin e ushqimit të duhur, mund ta largoni nikotinën nga organizmi.

Brokoli

Brokoli përmban nivele të larta të vitaminës C dhe B52, e këto vitamina janë përgjegjëse për proceset më të rëndësishme të trupit. Konsumimi i bronkolit e mirëmban metabolizmin dhe i mbron mushkëritë nga toksinat.

Portokalli

Nikotina shkakton stres në tërë trupin dhe e zvogëlon nivelin e vitaminës C. Prandaj, konsumimi i portokajve është i nevojshëm, pasi që e zvogëlon stresin dhe shqetësimin që shkaktohen nga nikotina.

Spinaqi

Spinaqi përmban acid folik dhe vitaminë B9, që janë të famshme për efektin që e kanë në zvogëlimin e nikotinës në trup.

Acidi folik, përpos që është i mirë në luftimin kundër nikotinës, gjithashtu ka rol vital në gjendjen mendore dhe emocionale.

Limoni

Limoni është armë e fuqishme kundër nikotinës! Nëse pini duhan, nikotina mbetet në trup për mbi tri ditë. Limoni e forcon imunitetin dhe shëndetin e lëkurës, ndërsa acidi dhe vitamina C që gjenden në limon ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të padëshiruara që shkaktohen nga nikotina dhe pirja e duhanit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori