Më 20 nëntor të vitit të shkuar, kishin dalë me propozime konkrete për dalje nga kriza deputetët Vjosa Osmani e Ilir Deda.
Madje pika e parë e propozimit të dyshes Osmani-Deda ishte themelimi i një komisioni hetimor në Kuvendin e Kosovës, i cili do ta shqyrtonte punën e komisionit shtetëror për demarkacion, në krye me Murat Mehën, raporton KTV.
Ideja e deputetëve Osmani-Deda nuk e pat gjetur mbështetjen as nga pozita e as nga opozita, megjithëse kishte marrë përkrahje unanime nga Parlamenti Evropian.
Shtatë muaj më pas, e njëjta ide ka filluar të përmendet, porse ende askush nuk e ka marrë këtë iniciativë.
Edhe njerëz brenda qeverisë, në komunikim me KTV-në, kanë thënë se janë të informuar për një ide të tillë, porse ende nuk dinë nëse do të ndodhë.
Për një gjë janë të sigurt se tashmë ka shumë probleme dhe vështirë se marrëveshja për demarkacionin do të vijë në Kuvend në këtë sesion.
Në PDK thonë se nuk pritet të ketë iniciativë nga ta, megjithëse tash ka shumë deputetë të kësaj partie që kanë shfaqur hapur kundërshtimin e tyre për këtë formë të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Edhe deputetë të LDK-së zëshëm po kërkojnë nga qeveria të mos ngutet në këtë drejtim.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tash i pavarur, Ilir Deda, thotë se është tejet me rëndësi që Kuvendi të marrë primatin që i takon.
Deputetja Vjosa Osmani thotë se fatkeqësisht para shtatë muajsh propozimi i saj dhe Ilir Dedës nuk u mor parasysh dhe kriza, sipas saj, vetëm sa u thellua.
Të gatshëm të bëhen pjesë e një komisioni hetimor parlamentar janë edhe në Vetëvendosje, por me kushte.
Ndërkohë, shefja e deputetëve të Nismës, Valdete Bajrami, thotë se qëndrimi i tyre është i njëjtë, në Kuvend mund t’i kthejë vetëm një tentim i qeverisë për ta sjellë marrëveshjen për demarkacionin.
Para dy javësh, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kishte kërkuar që të bëhet një komision i ri për demarkacionin me Malin e Zi e vetëm kështu, sipas tij, do të korrigjoheshin gabimet e bëra nga komisioni shtetëror për demarkacion.
https://vimeo.com/171438038
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PTHP: Hetim ndaj dy personave për marrje ryshfeti
Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Tabaku: Taksa ndaj profesionistëve të lira shtrenjton jetën e gjithë shqiptarëve
Angazhim i dy qeverive, Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251