LAJMI I FUNDIT:

Partnerët dhe marrëdhëniet më të këqija të Binjakëve

Partnerët dhe marrëdhëniet më të këqija të Binjakëve

Si shenjë ajri, pozitive, por shumë e paqëndrueshme, kryesisht e vështirë për t’i qëndruar një ideje, shenja e drejtuar nga Merkuri është një nga më komplekset e Zodiakut edhe për shkak të natyrës dyfishe – përfaqësues i shpirtit dhe i materies.

Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë shpeshherë nervozë, inteligjentë, të lëvizshëm, shumë të shoqërueshëm, aktivë, të mprehtë, kuriozë, të hapur, të pavendosur, që i duan ndryshimet, udhëtimet dhe profesionet jo të zakonshme.


Meqenëse Binjakët janë njerëz që i pëlqejnë shumë daljet dhe qejfet, urrejnë njerëzit pasivë dhe ata që i binden rutinës të së përditshmes. Binjakët njihen si shpirti i çdo feste, ndaj nëse nuk je tip i tillë, me ta nuk jeton dot. Nëse një Binjak ka në krah dikë që i bindet dëshirës së tij, pa pasur dëshirë për t’u argëtuar vetë, nuk do ta ketë të gjatë me të.

Binjakët janë tipa që e ndryshojnë shumë shpesh gjendjen shpirtërore, ndaj urrejnë të kenë afër njerëz që ua vënë gjithmonë në dukje këtë tipar. Ata përshtaten mirë me situatat dhe mund të merren me shumë probleme njëkohësisht, por nganjëherë rrezikojnë të rrëzohen e të humbasin, ndaj pranë vetes duan të kenë gjithmonë njerëz që u përshtaten dhe janë gati për t’i ndihmuar.

Binjakët e urrejnë rutinën. Si fëmijët, edhe binjakët janë të lumtur nëse iu ecën, por mund të jenë dhe imoralë dhe nevrikë, kur nuk iu ecin punët mirë. Zakonisht, jetën e konsiderojnë një lloj sfide, ndaj edhe punët e rëndomta dhe pasivitieti nuk është për ta.

Gemini2015

Lidhjet më të këqija të Binjakëve:

Peshqit: Peshqit janë natyrë mjaft sensitive dhe sit ë tillë, nuk mund të shkojnë me tendencën e Binjakëve për t’u kujdesur deri në maksimum për gjithçka, deri edhe në posesivitet. Ky kombinim, zakonisht nuk funksionon mirë, ka mjaft keqkuptime dhe pak shanse për të shkuar në harmoni.

Virgjëresha: Këto dy shenja e shohin jetën në mënyra shumë të ndryshme dhe këndvështrimi i tyre është në kënde të largëta. Binjakët e shohin Virgjëreshën si natyrë të mërzitshme dhe të lodhshme, ndërsa Virgjëresha i sheh Binjakët shumë të ndryshëm kohë pas kohe. Kjo gjë i bën që të mos kenë marrëdhënie të qëndrueshme. Binjakët janë natyrë kritike me Virgjëreshën.

Akrepi: Akrepi është natyrë mjaft altruiste, misterioze. Aq sa ka dëshirë të ruajë privatësinë, aq urren edhe dëshirën e Binjakëve për të qenë më social dhe për të mësuar gjithçka ndodh rreth tyre. Zakonisht është e vështirë të flasin të dy të njëjtën gjithë, por nëse ndodh, Akrepi dominon, edhe pse nuk është tendencë që i pengon në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori