LAJMI I FUNDIT:

Përplasje OBRM-PDUKM – LSDM për Listat zgjedhore dhe mediat

Përplasje OBRM-PDUKM – LSDM për Listat zgjedhore dhe mediat

Nga OBRM-PDUKM thonë se lista zgjedhore është e pastër dhe se pranojnë çdo lloj propozimi nga LSDM që KShZ të realizojë aktivitet plotësuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Komisionit Shtetëror zgjedhor të kryejë aktivitete plotësuese për pastrimin e listës zgjedhore, vetëm për ta bindur LSDM se ajo tashmë është e pastruar

Nga partia e Gruevskit thonë se lista zgjedhore është e pastruar dhe se LSDM e di mirë këtë por nuk dëshiron ta pranojë në mënyrë publike.


Sa u përket mediave ata thonë se nuk do të pajtohen me vënien e censurës dhe sanksioneve ndaj gazetarëve për shprehjen e mendimeve apo qëndrimeve personale, dhe e ftojnë LSDM të propozojë zgjidhje nga cilido shtet anëtar u BE për sa i përket rregullimit të mediave.

Gjithnjë sipas tyre pjesa më e madhe e pakos për mediat është tashmë e akorduar dhe OBRM-PDUKM është e gatshme ta përkrah

Tërësisht të kundërta janë qëndrimet e LSDM, të cilët theksojnë se do të pranojnë vazhdimin e negociatave atëherë kur OBRM-PDUKM do të pranojë pastrim real të listës zgjedhore.

“Të njëjtin moment kur OBRM-PDUKM do të shpreh gatishmëri për pastrim real të Listës zgjedhore dhe reforma në media, dialogu mund të vazhdojë” ka thënë zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov./Telegrafi/