LAJMI I FUNDIT:

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual shoqërohet shpesh me dhimbje barku, fryrje dhe gjendje shpirtërore të luhatshme. Por një dietë e drejtë mund të ndihmojë t’i kapërceni me forcë edhe ato ditë

Zbulojmë së bashku menynë e këtyre ditëve, të shijshme dhe qetësuese.


Çokollatë për mëngjes në shtrat

E rëndësishme është që të përgatitet me një kurë të shëndetshme dhe të shijohet me gjithë qetësinë e botës në shtrat, ndoshta në sfond me një muzikë të preferuar.

Përgjatë ciklit, përqendrimi te kënaqësitë e vogla të përditshmërisë bëhet i rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë është thelbësore të mbushesh me energji diellore gjatë kohës së drekës.

Por çfarë duhet konsumuar?

Një lëng miks frutash dhe perimesh të shtrydhura, të pasura me vitamina, së bashku me një tas me drithëra dhe dhallë. Kjo recetë është ideale për energji të shëndetshme gjatë ditëve të menstruacioneve.

Drithërat falin energji, frutat e perimet dhurojnë vitaminat e grupit B si dhe kripërat minerale, siç janë magnezi dhe potasi, që shërojnë dhimbjet dhe lodhjen.

Dhalli nga ana tjetër furnizon kalciumin në dozën e duhur, me pak yndyra dhe shumë fermentues.

Sa i takon kafesë, do të ishte mirë ta limitonit gjatë ciklit, pasi kafeina mund të rrisë nervozizmin e fshehur. Doza ideale është dy herë në ditë.

Akoma më mirë është të zëvendësojmë kafenë me çaj i gjelbër, i cili ka rezultat ndaj fryrjes dhe shkrirjes së celulitit, transmeton Telegrafi.

Në mesditë, banane e shtrydhur

Pushimi, në fakt është shumë i rëndësishëm për të marrë energji për të lehtësuar humbjen në peshë. Ideale janë pesë vakte në ditë, duke përfshirë vetëm dy vakte të ndërmjetme.

Si gjysmë vakt i mëngjesit, gjatë ditëve të ciklit, e shkëlqyer është banania e shtrydhur. Sidomos ajo e pjekur fort, një burim i pazëvendësueshëm i kaliumit me shije të ëmbël e cila ndikon në gjendjen shpirtërore. Kaliumi ul dhimbjen e barkut dhe favorizon drenimin e lëngjeve.

Për të përgatitur lëngun e bananes, këshillohet përdorimi i pak ujë me akull. Si alternativë, nëse preferohet paksa kremoze, mund të përdoret qumështi i skremuar. Sheqeri, në fakt, nuk shërben, sepse banania ka një vlerë të këtillë natyrale.

pastawithtomatosauce_90243_16x9

Në drekë, makarona gruri me domate

Një pjatë e bukur me makarona me domate është padyshim një kënaqësi e vërtetë. Ato janë një burim i rëndësishëm karbohidratesh (çlirojnë energji) e kështu kontribuojnë në mbajtjen lart të humorit, duke qetësuar në kohë dhe sistemin nervor.

Për një drekë të shëndetshme, gjatë ditëve të ciklit, rruga i hapet edhe konsumit të drithërave integrale, të cilat kanë shumë fibra, vitamina të grupit B dhe një tregues të ulët të glicemisë. Ky i fundit ndikon në lirimin e sheqernave në gjak dhe nëse është i ulët, shkakton shtim në peshë dhe akumulim të yndyrës në bel.

Salca ideale për drekë me humor të mirë janë domatet, të pasura me antioksidantë, likopenë, borzilok të papërpunuar, me efekt bonifikues dhe vaj ulliri, burim i acideve esenciale yndyrore, Omega 3.

Pasditja, çokollatë me kanellë

Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për ditët e ciklit, kakao së bashku me qumështin e bajameve dhe kanellën bëhet protagonistja kryesore. Përfitimet shëndetësore nga kakao vijnë nga kohët e lashta: të pasura me antioksidantë, kalium dhe hekur, çokollata ka një efekt pozitiv për ata që vuajnë nga anemia dhe lodhja.

A e dini për ç’shkak femrat kanë apetit të shtuar para ciklit të tyre?
Lexo po ashtu A e dini për ç’shkak femrat kanë apetit të shtuar para ciklit të tyre?

Por një përbërës i pazëvendësueshëm është edhe kanella. Kjo erëz ka efekt dobësimi, rregullon sheqerin në gjak si dhe është një ilaç i shkëlqyer kundër lodhjes dhe dobësisë së përgjithshme. Ndihmon në sistemin imunitar duke luftuar bakteret si dhe ndihmon gjatë ciklit për më shumë fuqi. Kanella gjithashtu përmban triptofan, pararendës i qetësisë dhe çlodhjes.

Darka, sallatë me spinaq dhe thjerrëza

Anemia që shfaqet gjatë menstruacioneve varet nga shumë faktorë: predispozita gjenetike, fluksi i gjakderdhjes, gjatësia e ciklit dhe shëndeti i përgjithshëm. Shumica e femrave në fund të ciklit shfaqin një zbehtësi karakteristike. Përdorimi i hekurit, gjatë dhe pas ciklit është një element i shkëlqyer.

Për të bërë këtë nevojiten disa truke përmes dietës ushqimore, për të lehtësuar absorbimin e hekurit. Së pari duhet hedhur poshtë miti se për të përftuar sa më shumë hekur duhet të konsumojmë mishin e kuq. Mish i kuq apo i bardhë në fakt përmbajnë më pak hekur se sa një sallatë me spinaq dhe thjerrëza të spërkatura me lëng limoni të freskët. Agrumet gjithashtu, falë vitaminës C e bëjnë hekurin të depërtohet në mënyrë të menjëhershme.

Një natë e mirë me çaj anti-dhimbje

Për shkak të menstruacioneve të dhimbshme, shumë gra janë të detyruara të lexojnë aq shumë në ato ditë, duke menduar për një lloj pushimi “menstrual”.

Në mbrëmje, para se të bini në shtrat, por edhe gjatë ditës, ato që vuajnë nga cikli i dhimbshëm mund të përdorin çaj bimor kundra fryrjes së barkut, siç është kamomili, lule margaritë dhe sherbelë. Kjo e fundit zvogëlon fluksin e ciklit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Në çift
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori