LAJMI I FUNDIT:

A e dini për ç’shkak femrat kanë apetit të shtuar para ciklit të tyre?

A e dini për ç’shkak femrat kanë apetit të shtuar para ciklit të tyre?
shutterstock

A e dini që femrat kanë dëshirë të shtuar për çokollatë të ëmbël para ciklit? 

A e dini për se është kështu?

Në ditët para ardhjes së menstruacioneve, struktura hormonale femërore ndryshon. Rezultati i këtij ndryshimi është edhe uria e pazakonshme dhe dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla.

Ushqimi është hapi i parë për të luftuar këto shenja, përpara se të drejtoheni tek ilaçet e rënda kundër dhimbjeve.

Hulumtimet kanë treguar se apetit shfaqet disa ditë para ciklit për shkak të hormonit të lumturisë – serotoninës, i cili ndikon në ndryshim të humorit, transmeton Telegrafi.

Karbohidratet shtojnë nivelin e serotoninës dhe kështu mund ta bëjnë femrën në ato momente që të ndihet më mirë andaj edhe uria për ushqim është nevojë normale biologjike.

Femrat midis ditës së parë dhe të tretë të ciklit konsumojnë madje më shumë se 100 kalori në ditë, ndërkaq para ciklit ky numër shtohet për 500 kalori.

Femrat mund të shpenzojnë më shumë energji para ciklit që u ndihmon në pengimin e fitimit të kilogramëve të tepërt.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori