LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 7 në vend të Note 6 nga Samsung

Galaxy Note 7 në vend të Note 6 nga Samsung

Misteri mbi numrin e versionit të ri Note nga Samsung është qartësuar pas një lëshimi të bërë në internet.

PhoneArena ka publikuar një foto ku shihet emri dhe pamja e produktit të ri nga Samsung.


Nëse fotoja është e saktë, atëherë bëhet e ditur se Galaxy Note i ardhshëm do të jetë Note 7, dhe jo 6 siç pretendohej më herët.

Samsung Galaxy Note 7 pritet të ketë ekran prej 5.8 inç të ndërtuar me Super AMOLED dhe rezolucion prej 1440×2560 pikselëve. Procesori i pajisjes do të jetë Snapdragon 823 me Adreno 530 GPU.

Pajisja poashtu pritet të jetë e përbërë nga RAM memoria prej 6GB dhe kamera 12 megapiksel.