LAJMI I FUNDIT:

Duka: Çunat tanë e dashurojnë shumë fanellën

Duka: Çunat tanë e dashurojnë shumë fanellën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas takimit kundër Zvicrës ka thënë se Shqipëria e meritoi së paku një pikë me lojën që zhvilloi.

Shqipëria pësoi me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë në një Kampionat Evropian kundër Zvicrës, raporton Koha.net. Duka ka thënë se rastin më të mirë në ndeshje e pati Gashi, pasi sipas tij sikur të shënohej ai gol do të sigurohej një pikë.

“Ajo e Gashit ishte një rast shumë i pastër dhe ishte në momentin e duhur, pasi një gol aty do të siguronte një pikë, por ky është futbolli, ne e pritëm me shumë kënaqësi e gëzim këtë ndeshje. Duke e parë atë që dhamë në fushë na mërzit fakti që humbëm, sepse të paktën një pikë e meritonim”, ka thënë Duka.


Ai ka shtuar se dashuria e madhe e futbollistëve të Shqipërisë për kombëtaren i vuri nën presion në 15 minutat e para, kurse ka theksuar se një skuadër nuk mund të luajë më mirë se kaq me 10 lojtarë në fushë.

“Çunat tanë e dashurojnë shumë më shumë fanellën dhe nuk arritën që në minutat e para të çlirohen nga emocionet. Ata e ndjenë peshën e fanellës, dhe ranë në presion sidomos në 15 minutat e para. Nuk besoj se një skuadër mund të luajë më mirë se kaq me 10 lojtarë në fushë”, është shprehur kreu i FSHF-së.

Ai ka lavdëruar tifozët që ishin prezent në stadium për atmosferën e krijuar, ndërsa i ka ftuar ta vazhdojnë këtë përkrahje për Kombëtaren edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Uroj që të jenë të jenë të kënaqur që kanë qenë në stadium, çdo tifoz dëshiron rezultat pozitiv, por i ftojë që ta përkrahin këtë skuadër, pasi jo gjithçka përfundon me një ndeshje. Nëse luajmë si luajtëm në pjesën e dytë besoj se kem shanset tona për të kaluar në fazën tjetër”, ka thënë Duka.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori