LAJMI I FUNDIT:

Reali takohet me agjentin e Pogbas

Reali takohet me agjentin e Pogbas

Real Madrid është vënë shumë seriozisht pas mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Skuadra spanjolle ka bërë hapin e parë drejt afrimit për një transferim të mesfushorit francez në Santiago Bernabeu.


Sipas Sky Sports Italia, drejtuesit e Los Blancos kanë bërë kontaktin e parë me agjentin e tij e futbollistit, Mino Raiola.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Ky kontakt i drejtuesve të klubit spanjoll vjen pasi provojnë të shpejtojnë për të marrë Paul Pogba, pasi fuqishëm në garë për francezin janë edhe Manchester United.

Ndryshe, mesfushori i Juventusit është objektivi numër një i trajnerit Zinedine Zidane dhe fituesit e Ligës së Kampionëve janë të gatshëm për t’i ofruar atij një pagë prej 8 milionë euro në vit. /Telegrafi/