LAJMI I FUNDIT:

Pogba: Dua të bëhem një legjendë

Pogba: Dua të bëhem një legjendë

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit insiston se dëshiron të mbahet mend së bashku me legjendën e Argjentinës, Diego Maradona dhe legjendarin brazilian, Pele.

Mesfushori francez, Paul Pogba, është një nga lojtarët më të kërkuar që prej largimit nga Manchester Unitedit për në Juventus në vitin 2012, duke ndihmuar kampionët italianë për të fituar katër tituj të njëpasnjëshëm në Serie A dhe për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në 2015.


“Unë nuk mendoj se unë jam i madh. Unë mendoj se nuk kam bërë ende asgjë në futboll”, deklaroi Pogba për ESPN.

“Unë e kam fituar ligën, por nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe Euron. Fitimi i Evropianit në Francë nuk do të ishte keq. Kjo është forca dhe ambicia ime. Unë dua që të punojmë të gjithë, të jetë diçka e madhe, për të fituar gjithçka”, përfundoi mesfushori i Juventusit. /Telegrafi/