Mjekët e Spitalit të Gjakovës e pranojnë: Këmba e pacientes u operua gabimisht
Katër mjekëve specialistë të Spitalit të Gjakovës, Selajdin Boshnjakut (ortoped), Dalip Muhadrit (anesteziolog), Fisnik Vulës (ortoped) dhe Shkëndije Shehut (anesteziologe) u janë revokuar licencat për gjashtë, përkatësisht tre muaj, nga ana e Bordit Etik Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo, pasi të njëjtit janë shpallur përgjegjës se i kishin operuar këmbën e djathtë një pacienteje nga rrethi i Gjakovës, ndonëse ajo kishte të thyer këmbën e majtë, duke bërë kështu një gabim të natyrës banale.
Lexo: Mjekëve të Spitalit të Gjakovës u revokohen licencat, operuan këmbën e gabuar të pacientes
Ndërkohë, Selajdin Boshnjaku, ortoped, që i është marrë licenca për gjashtë muaj, ka pranuar se bëhet fjalë për një gabim banal.
Por, ai insiston se edhe mjekësia ligjore ka vërtetuar se kjo nuk ka çuar në vdekjen e pacientes.
Këto gabime, sipas tij, parashihen edhe me literaturë mjekësore.
Sa i përket vendimit për suspendim licence ai ka thënë ankesat e bëra nga stafi mjekësor nuk janë marrë parasysh.
I konsideron si masa të ashpra, duke pasur parasysh faktin se ishte bërë një ndërhyrje minimale, me një prerje jo më shumë se 1.5 centimetra dhe me anestezion lokal.
Ai gjithashtu thotë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për vendimet e Bordit Etik e as ato të Komisionit Etik të Spitalit të Gjakovës.
“Ne jemi dënuar dy herë për një vepër. Një herë nga Komisioni Etik i Spitalit dhe një herë nga Bordi Etik i Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Boshnjaku.
Në një deklaratë që ai e ka bërë për Komisionin Etik të Spitalit të Gjakovës ai ka treguar se pacientja është pranuar në repart të ortopedisë për shkak të rrëzimit dhe thyerjes së kërdhokullës së majtë.
Boshnjaku ka dhënë edhe arsyet pse u ngatërrua këmba e pacientes në operacion.
Në deklaratën e tij ka sqaruar se kjo ndërlidhet me faktin se ai ka qenë në anën e djathtë të shtratit të operimit dhe pacientja ka ankuar në dhembje pikërisht të kërdhokullës së djathtë.
“Pas kryerjes së një operacioni tjetër të programuar ka ardhur në dhomë djali i pacientes dhe na ka treguar se intervenimi kirurgjik është kryer në kukën e djathtë, kurse nëna e tij kishte pasur frakturë në kukën e majtë”, ka sqaruar ai, duke potencuar se kjo gjendje e kishte shokuar.
Më pastaj Boshnjaku ka shtuar se është marrë vendim që të kryejë intervenimin edhe në anën e majtë, pasi që bëhej fjalë për një intervenim të shkurtër.
Pas kryerjes së intervenimit, ai ka sqaruar se disa herë e ka vizituar pacienten.
Boshnjaku ka shpjeguar se te personat mbi 60 vjeç me thyerje të kërdhokullës, diabetit dhe hipertensionit, si dhe sëmundje të zemrës është mundësia shumë e madhe e komplikimeve gjatë dhe postoperative qoftë nga tromboembolia, embolia yndyrore, infarkti i zemrës, si dhe një mori komplikimesh tjera përcjellëse.
Edhe ortopedi tjetër, Fisnik Vula, të cilit i është marrë licenca për tre muaj, ka sqaruar se pacientja gjatë transportit nga dhoma deri në tavolinën operative është ankuar për dhembje në kërdhokullën e djathtë dhe nën anestezionin spinal është kryer intervenimi kirurgjik.
Ai në deklaratën e tij, siç precizohet në raportin e Inspektoratit Shëndetësor, nuk e precizon arsyen se përse është dashur të ndërhyhet për herë të dytë te pacientja. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit