LAJMI I FUNDIT:

Telefonat fleksibil të Samsung prezantohen vitin e ardhshëm (Video)

Telefonat fleksibil të Samsung prezantohen vitin e ardhshëm (Video)

Pas një kohë të gjatë spekulimesh, më në fund bëhet e ditur se Samsung do të sjell telefonat fleksibil në vitin e ardhshëm.

Telefonat fleksibil janë përmendur që një kohë të gjatë dhe thashethemet më së shumti kanë të bëjnë me Samsung.

Një seri e tërë e telefonave të lakueshëm dhe fleksibil do të hyjë në treg vitin e ardhshëm, shkruan techeblog.com


Modeli i parë do të mund të thyhet dhe palohet në dy pjesë ndërkohë që ekrani do të jetë i ndërtuar me teknologjinë OLED.

Në anën tjetër, pajisja tjetër do të jetë tablet i lakueshëm me ekranin në 5”. Të gjitha pajisjet e lakueshme do të mund të shfaqen në konferencën teknologjike Mobile World Congress, në shkurt të vitit 2017.

Modelet e lakueshme nuk do të jenë pjesë e serisë Galaxy S. Këto pajisje do të hyjnë në treg nën emrin Project Valley, emër që është përmendur nga Sammobile para një viti.