LAJMI I FUNDIT:

Nexus i ardhshëm prodhohet nga Huawei!

Nexus i ardhshëm prodhohet nga Huawei!

Komentet e fundit të bëra nga zyrtarët e kompanisë mund të zbulojnë se Huawei do të ndërtoj modelin e ri të Google Nexus.

“Jemi duke krijuar Nexus-in e ri” – ka deklaruar një prej zyrtareve të Huawei në një ngjarje teknologjike të mbajtur në Afrikën e Jugut.

Edhepse nuk ka shumë detaje tjera të njohura mbi këtë lajm, duket se Google ka zgjedhur Huawei për telefonin e ardhshëm Nexus.


Megjithatë, lajmi bie në kontradiktë me paralajmërimet e mëhershme të HTC, ku thuhej se kjo kompani është duke ndërtuar pajisjen e re Nexus.

Dyja lajmet vijnë nga burime të sakta informacioni. Duhet të presim edhe një deklaratë nga Google për të ditur të vërtetën e vetme rreth Nexus-it të ri.