Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere synon që në vitin 2016 të arrijë të largojë vullnetarisht ose jo nga 90 000 deri në 100 000 migrantë pa dokumente, një numër në rritje të ndjeshme, por që gjykohet i pamjaftueshëm duke marrë parasysh nivelin e lartë të fluksit migrator në 2015.
“Nëse zhvillimet aktuale vazhdojnë, ne do të kemi në fund të vitit rreth 90 000 dhe 100 000 largime vullnetare ose jo. Është mirë por e pamjaftueshme. Për këtë arsye duhet të punojmë që ata që duhet të lënë vendin tonë ta bëjnë me të vërtetë”, tha ai të mërkurën.
Mes janarit dhe prillit 2016, rreth 20 000 persona që nuk kishin status ligjor në Gjermani janë kthyer në vendin e tyre vullnetarisht në kuadër të një programit të qeverisë gjermane. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251