LAJMI I FUNDIT:

Ivanov dhe Plevneliev të kënaqur nga përparimi në negociatat për fqinjësi të mirë

Ivanov dhe Plevneliev të kënaqur nga përparimi në negociatat për fqinjësi të mirë

Kryetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Gjorgje Ivanov dhe Rosen Plevneliev, në takimin e sotëm në Sofje kanë shprehur kënaqësi lidhur me përparimin në negociatat për Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë midis dy vendeve dhe kanë deklaruar pritje që ministrat e jashtëm do të arrijnë që së shpejti ta akordojnë tekstin e Marrëveshjes, njofton raportuesi i AIM nga kryeqendra Bullgare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Takimi Ivanov Plevneliev, i cili u mbajt vonë gjatë pasdites së sotme, para Samitit të nesërm të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL).


Siç njoftojnë nga Kabineti i presidentit Ivanov, në takim janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, për situatat aktuale në rajon, sidomos në kontekst të krizës së emigrantëve dhe refugjatëve.

Ata bashkërisht kanë vlerësuar se kriza e refugjatëve i tejkalon kufijtë kombëtar dhe kërkon angazhim të koordinuar dhe menaxhim në bazë ditore.

Kryetari Bullgar nga ana tjetër ka shprehur interesim edhe për situatën aktuale politike në Maqedoni. Siç thonë nga Kabineti i presidentit Ivanov, të dy kryetarët kanë theksuar se dalje e vetme nga kriza politike është përmes zgjedhjeve të besueshme, të pranuara nga të gjithë palët.

Presidenti Ivanov nesër pritet të ketë takim edhe me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, pas të cilit takim do të merr pjesë në Samitin e PBEJL./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori