LAJMI I FUNDIT:

Opozita s’merr pjesë në hartimin e statutit të AKS-së

Opozita s’merr pjesë në hartimin e statutit të AKS-së

Liderët institucionalë janë të vendosur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, i cili, sipas tyre, do të bëhet krejtësisht sipas Kushtetutës së Kosovës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë deklaruar se shumë shpejt do të themelohet komisioni, i cili do ta hartojë statutin e AKS-së, pas të cilit edhe do të funksionalizohet Asociacioni.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa edhe një ditë më parë tha se me ligjin për ratifikim të marrëveshjes së parë ndërkombëtare Kosova ka marrë për obligim ta themelojmë këtë Asociacion.


“Asociacioni do të themelohet në harmoni të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, deklaroi mes tjerash kryeministri. Madje, Mustafa e Thaçi kanë paralajmëruar që në Komisionin që do të hartojë statutin e ASK-së, do të përfshihen të gjitha palët, përfshirë edhe opozitën.

Por, kategorike kundër themelimit të Asociacionit janë partitë opozitare të cilat thonë se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, thotë për gazetën “Zëri” se nuk ka asnjë kuptim që të themelohet kurrfarë komisioni për hartimin e statutit të Asociacionit, sepse s’ka nevojë fare për themelimin e AKS-së. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori