LAJMI I FUNDIT:

Shkrimi për ekstremizmin në Kosovë, më i lexuari i javës në botë

Shkrimi për ekstremizmin në Kosovë, më i lexuari i javës në botë

Shkrimi i gazetares Carlotta Gall, i titulluar “Si u kthye Kosova në një tokë të pëlleshme për ISIS-in” (lexoje: KËTU), i botuar në gazetën prestigjioze New York Times, është njëri ndër shkrimet më të lexuar në botë. Kështu të paktën është renditur ky shkrim nga revista amerikane “The Atlantic”.

Si ndodhi që Kosova dhe natyra e shoqërisë së saj të ndryshojë rrënjësisht nga një vend pro-amerikan në një tokë ku të rinjtë po udhëtojnë drejt vendeve të Lindjes si Siria e Iraku për t’u bërë pjesë e organizatave terroriste, është çështja që trajton ky shkrim.

Aty flitet për ndikimin e fondacioneve të ndryshme nga Arabia Saudite drejt Kosovës dhe tendencës që në Kosovë të instalohet një rrymë radikale islamike.


Shkrimi edhe në Kosovë ka bërë një bujë të madhe. Shumë veta janë deklaruar se ai ishte real, ndërsa të tjerë kanë thënë se gjërat janë ekzagjeruar. /Klan Kosova/