LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i kompanisë e prezanton OnePlus 3!

Drejtori i kompanisë e prezanton OnePlus 3!

Në një postim të bërë nga drejtori ekzekutiv i kompanisë kineze OnePlus është zbuluar pajisja e ardhshme e kësaj kompanie, OnePlus 3.

Sipas këtij postimi duket se OnePlus 3 do të ketë dizajn më të përshtatshëm se modelet e kaluara të OnePlus.

Në postim nuk tregohen edhe detaje tjera mbi pajisjen e ardhshme megjithatë pritet që modeli i ri do të vijë me plot risi në dizajn dhe performanca.


Të përfolurat e deritanishme mbi OnePlus 3 bëjnë të ditur se kjo pajisje do të ketë ekran me 5.5” me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesor Qualcomm Snapdragon 820, dhe 4GB RAM.

Ndër të tjera, pajisja mendohet se do të vijë me kamerën prej 16MP, hapësirën prej 32 GB dhe sistemin operativ Oxygen OS, të bazuar në Android 6.0.

Në ditët e ardhshme pritet të dihet konfirmimi mbi specifikat dhe koston e gjeneratës së tretë të telefonit më të ri të kompanisë, OnePlus.