LAJMI I FUNDIT:

Lenovo me linjën e re Moto Z, në vend të Moto X

Lenovo me linjën e re Moto Z, në vend të Moto X

Më parë janë shfaqur disa imazhe të dala nga modelet e reja të Moto X, fotot janë siguruar nga Evan Blass dhe ai ka zbuluar tashmë se Lenovo (Motorola) kanë lansuar modelet e reja nën emërtimin Lenovo Moto Z.

Modelet e ardhshme Moto X do të riemërohen Lenovo Moto Z, dhe tashmë është thënë se telefonat do të vijnë me një dizajn modular.

Moto Z Play tashmë është lansuar dhe modeli tjetër Moto Z Style është një tjetër variant që do ta pasojë linjën e deritashme Moto X.


Telefonat e rinj të kompanisë do të vijnë në Verizon në SHBA dhe emrat telefonave do të ndryshojnë tek ky operator, siç ka ndodhur edhe deri më tani.

Lenovo do t’i bëjë zyrtar modelet e reja të pajisjeve të saj mobile më 9 qershor në Lenovo Tech World që do të mbahet në San Francisko.