LAJMI I FUNDIT:

Lenovo e prezanton modelin e ri Moto G4 Play

Lenovo e prezanton modelin e ri Moto G4 Play

Lenovo i ka paralajmëruar zyrtarisht modelet e saj më të ri të telefonave – Moto G4 dhe G4 Plus, si dhe modelin tjetër të cilin e ka quajtur Moto G4 Play.

Moto G4 Play vjen me ekranin prej 5” në rezolucionin HD me 1280 x 720 piksel si dhe procesorin e Qualcomm Snapdragon 410.

Karakteristikat tjera të pajisjes përfshijnë edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie, bashkë me portin në microSD dhe Adreno 306 GPU.


Ndërkaq, Moto G4 Play vjen me kamerën e pasme me 8MP që mund të incizojë në Full HD dhe versionin e ri të Android Marshmallow.

Në anën e përparme është edhe kamera me 5MP, bashkë me baterinë 2800 mAh.