LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i KShZ, Prekopuca në udhëtim dhjetëditor jashtë vendit?

Nënkryetari i KShZ, Prekopuca në udhëtim dhjetëditor jashtë vendit?

Nënkryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, i angazhuar nga radhët e ekspertëve, Rexhep Prekopuca, ka shkuar në udhëtim kanë thënë për Fokus, burime nga KShZ, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e KShZ të cilët janë konsultuar kanë thënë se nuk e dinë se ku ka udhëtuar Prekopuca, ndërsa informatat jozyrtare flasin se ai gjendet në Gjermani dhe dhjetë ditë nuk do të jetë në Maqedoni.

„Edhe ne na habiti kjo informatë sepse ai largohet në një kohë kur duhet të sjellim vendime kyçe”, thonë disa nga anëtarët e KShZ.


Komisioni shtetëror zgjedhor përbëhet prej nëntë anëtarësh, dhe vlerësohet se votimi lidhur me atë se a mund të shkohet në zgjedhje vetëm me një listë kandidatësh është vënë në pyetje, meqë mund të arrihet në situatë me numër të barabartë të votave, nëse Prekopuca nuk merr pjesë në votim. Pyetja është nëse atij do ti jepet e drejta e votës, përmes një video konference eventuale.

Në mungesë të Prekopucës, ka tetë vota, vlerësimet janë se nëse votohet për këtë vendim, proporcioni i forcave do të ishte 4:4. Supozohet që kryetari i KShZ, dy anëtarët е deleguar nga LSDM dhe anëtari i BDI do të kishin votuar që nuk ka kushte për të shkuar në zgjedhjet e 5 qershorit vetëm me një listë, ndërsa dy anëtarët e OBRM-PDUKM, anëtari i PDSH dhe eksperti i tretë do të kishin votuar se ka kushte për të shkuar në zgjedhje edhe vetëm me një listë zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori