LAJMI I FUNDIT:

FIFA: Për lojtarët kosovarë do të vendoset veç e veç

FIFA: Për lojtarët kosovarë do të vendoset veç e veç
11.Sept.2012;Luzern;Fussball WM Quali - Schweiz - Albanien; Jubel nach dem Tor zum 1:0 durch Xherdan Shaqiri (SUI) mit ihm freuen sich Valon Behrami (SUI) und Granit Xhaka (SUI) (Valeriano Di Domenico/freshfocus)

Nuk do të ketë një vendim gjithëpërfshirës për futbollistët të lindur apo me rrënjë nga Kosova, që aktualisht luajnë në përfaqësuese tjera dhe që në të ardhmen mund të kenë dëshirë të luajnë për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), që është organi kompetent për të vendosur për këtë çështje.


Çështja e lojtarëve të lindur në Kosovë apo me rrënjë nga Kosova, që luajnë për vendet e tjera po vlerësohet si më e ndjeshmja pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA. Kosova në FIFA u pranua më 13 maj, ndërsa në UEFA më 3 maj.

Lojtarët që potencialisht mund të luajnë për Kosovën nuk janë deklaruar deri më tani, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës planifikonte që me këtë çështje të merret pas kampionatit evropian të futbollit që mbahet prej 10 qershorit deri më 10 korrik në Francë, shkruan kohaditore.

FFK-ja vlerësonte se duhet të lihen lojtarët në fjalë të koncentrohen vetëm për evropian e mos të ngarkohen me gjëra tjera. Rregulloret në fuqi të FIFA-s saktësojnë se një lojtar nuk mund të ndërrojë përfaqësuesen nëse ka luajtur ndeshje zyrtare për seniorë me një përfaqësuese tjetër.

Por lojtarët e lindur në Kosovë apo me rrënjë nga Kosova që luajnë për vende të tjera deri më tani nuk e kishin opsion Kosovën. Kjo është një situatë e re dhe FIFA përkatësisht një komitet i saj do të vendosë në bazë të kërkesave individuale të lojtarëve, nëse ka të tilla..

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori