Partitë opozitare/jashtëparlamentare shqiptare në Maqedoni që moti janë deklaruar kundër zgjedhjeve të 5 qershorit, edhe atëherë kur BDI, partnerja e OBRM-PDUKM-së në Qeveri, konsideronte se 5 qershori është datë adekuate për zgjedhje.
Të njëjtat nuk kanë lëvizur nga qëndrimet edhe sot. Mirëpo, tani kur OBRM-PDUKM-ja do të shkojë në zgjedhje e vetme cilësojnë se kriza në vend do të thellohet më tepër. Protagonistët e opozitës theksojnë se vendi është në rrezik dhe se shumë lehtë mund të bëhet një Bjellorusi e Ballkanit.
“Zgjedhjet e 5 qershorit nuk mund të jenë asnjëherë legjitime. Nëse mbahen atëherë vendi izolohet tërësisht, vendi bëhet Bjellorusi”, tha për Portalb Vesel Memedi kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare.
Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Faton Aliti është skeptik se OBRM-PDUKM do të heq dorë nga abolimi dhe mendon se pikërisht ky është kushti i tyre për t’u thirrë Kuvendi dhe të anulohen zgjedhjet.
“Jam i mendimit se ky kusht nuk do të pranohet nga Opozita në tërësi si dhe nga ndërkombëtarët. Rrjedhimisht, druaj se do të pasojë krizë edhe më e thellë si pasojë e sanksioneve nga ndërkombëtarët, sepse Zgjedhje ku nuk ka ç’të zgjedhësh meqenëse dikush me çdo kusht tenton të garojë me vetveten, nuk mund të lejohen në mes të Europës, pa u sanksionuar. Është kohë e fundit që të bashkohen të gjitha forcat politike dhe qytetare që janë kundër këtij regjimi, pa dallim të përkatësive politike, etnike, fetare etj. dhe të ndërtohet Shteti Ligjor i barabartë për të gjithë pa dallim. Them se është koha e fundit sepse po që se pas këtij procesi Maqedonia nuk del me baza të forta për të ndërtuar Shtet ku funksionon Demokracia në plotë kuptimin e fjalës, atëherë rrezikojmë që të vijmë para dilemës “të jemi apo të mos jemi”. Dhe kjo, kam bindjen se në rrethanat ku gjendemi, do të ishte fatale për të gjithë ne pa dallim”, potencoi Aliti.
Afrim Gashi, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes BESA vlerëson se në thelb ky proces nuk mund të quhet zgjedhje, sepse nuk kemi së paku dy opsione për të zgjedhur.
“Pra, ky teatri që po përgatitet për 5 qershor as nuk mund të quhet zgjedhje e lëre më të pranohet si proces zgjedhor në një shtet demokratik. VMRO-ja apo me saktë Nikolla Gruevski ka zgjedhur një rrugë e cila e ka vënë gjithë vendin në rrezik. Rreziku i cili i kanoset Maqedonisë vjen nga kriza e thellë politike, ekonomike, e sigurisë gjegjësisht një krizë e thellë institucionale dhe sistemore. Dhe, e gjithë kjo për te shpëtuar kokën Nikolla Gruevski dhe familjarët e tij. Kjo është e pa justifikueshme dhe në kufi me çmendurinë. Megjithatë besoj se protesta e 9 majit dhe i dërguari special gjerman për Maqedoninë, z. Hajndëll janë dy momente shprese se megjithatë do ketë zgjidhje. Edhe pse do të jetë rëndë dhe ngadalë, jam i bindur se krizës i shihet fundi”, tha Gashi.
Sipas Muhamed Ismailit, sekretar gjeneral i partisë UNITETI, as që mund të bëhet fjalë për zgjedhje, kur qytetari ka një opsion të vetëm për të zgjedhur.
“Në rastin në fjalë, jo vetëm se duhet qytetari të ketë më tepër mundësi për të zgjedhur, por ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, përndryshe, një qeveri e tillë nuk do njihet ndërkombëtarisht. Këtë qartë e ka shprehur edhe BE edhe SHBA tanimë. UNITETI, sikur edhe pjesa tjetër e opozitës dhe faktori ndërkombëtar, është deklaruar qartë se regjimi aktual duhet ta lëshojë nga kthetrat pushtet e rrëmbyer me manipulime, keqpërdoruesit e pushtetit të përgjigjen para drejtësisë, që nënkupton të mundësohet puna e Prokurorisë speciale dhe të formohet Gjykatë adekuate, të plotësohen kushtet tjera për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe pastaj ato të realizohen. Kjo që po bën tani OBRM-PDUKM nuk është tjetër përveç një teatër, për të blerë kohë në tentim të shpëtimit të vetes”, tha Ismaili.
Sipas Librit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore, sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5, ku do të marrë pjesë vetëm OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë