LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj, Isa Mustafës: Kryeministër, nuk të fyeva dhe nuk të kam fyer ndonjëherë

Daut Haradinaj, Isa Mustafës: Kryeministër, nuk të fyeva dhe nuk të kam fyer ndonjëherë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar përsëri kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, duke i thënë se nuk i ka penguar vizita e tij në Deçan, por fakti pse vizita e tij atje bëhej pikërisht në ditën që Deçani ishte në protestë.

“Në përpjekje për të krijuar këtë shtet për të cilin baballarët tanë sakrifikuan shumë, duke përfshi edhe luftëtarët e messhekullit të kaluar si Lan Selimi me shokë, ne sot po e lëndojmë vetveten duke injoruar atë të vërtetë.

Unë nuk thash pse erdhe në Deçan Isë, por thash pse pikërisht ditën që Deçani ishte në protestë. Unë nuk fola për vlera as keqpërdorim të tyre, por pyeta pse nuk ndalove në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan, tek e fundit ndalo ku të duash se unë i fundit mund të ankohem për Qyshk ku Shefi i Shtabit të Përgjithshem ta ka dhënë votën, Agim Çeku.


Sa për Deçanin dhe pashallëkun, po ta kujtoj se burrat të cilët fshehësh pas tyre e kanë si shtëpi të vetën, dhe e tillë do jetë edhe për ty, por jo në ditët kur Deçani po kundërshton veprimet e shefit tuaj dhe mvartësve tuaj.

Kryeministër nuk të fyeva dhe nuk të kam fyer ndonjëherë, por po e le në ndërgjegjen tuaj.

Më mirë është për ty dhe rrethin tënd mos me e marrë barrën e huaj.

Më erdhi mirë që edhe stërnipat e heronjve duartrokasin dëmet territoriale që ju shkaktohen në emër të shtetit, a shteti është qytetari dhe territori” (sic.), ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Kalo në kategori