LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Kryeministër, çka lype sot në Deçan; LDK: Deçani nuk është pashallëk i joti

Daut Haradinaj: Kryeministër, çka lype sot në Deçan; LDK: Deçani nuk është pashallëk i joti

Pas protestës së mbajtur sot nga AAK dhe Nisma, deputeti Daut Haradinaj, i ka thurur një status kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duke hedhur akuza dhe fjalë të rënda drejt tij.

“Kryeministër, sot krejt Deçanin e ke pasë në Prishtinë, çka kërkove që shkova pikërisht sot në vizitë në Deçan. Kryeministër, nëse jeni frikësuar nga protesta masive, keni mundur bile të shkoni në Qyshk, Zahaq e Pavlan… atje ka qenë përvjetori i disa prej masakrave më të tmerrshme në Kosovë, apo ju nuk e keni idenë se çka janë ato, sepse në kohë të vështira, ju keni qenë në tjetër vend.


Ju do të duhej të analizoni përgjigjen, por dhe kërkesat që sot i dha populli në Prishtinë, sepse ai është sovrani dhe jo filozofia prej komunisti. Ajo kohë ka përfunduar o Isa Mustafa.

Të rënët, që ju s’keni kohë t’i kujtoni, bashkë më të tjerët, bënë që të bashkohen brigjet e Bistricës Pejës, e jo të mbeten të ndara si ato të Ibrit në Mitrovicë.

Kryeministër, popullli sot ishte i bashkuar kundër vendimeve tuaja, për të cilat ju një ditë do të turpëroheni”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke e cilësuar si përpjekje të Daut Haradinajt që të bëhet protagonist dhe të faktorizohet në këto ditë të turbullta për opozitën.

“Sa i përket asaj që z. Haradinaj ka thënë, i bëjmë me dije se LDK-ja nuk i jep llogari atij pse dhe kur lideri i saj e viziton Deçanin, pasi që Deçani nuk është ‘pashallëk’ i tij.

Ndërkaq, për hir të informimit i bëjmë me dije opinionit se sot në Deçan kryeministri Mustafa ka qenë për të përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të LDK-së dhe aty është pritur nga qindra deçanas të mrekullueshëm, të cilët kanë ardhur në këtë manifestim me vullnetin e tyre të lirë, pa kurrfarë presioni apo kuponi.

Sa i përket frikës nga protestat, LDK-ja dhe kryeministri Mustafa e kanë dëshmuar se nuk i frikësohen as ‘protestave të molotovëve’, e as presioneve dhe kërcënimeve të tjera me të cilat janë përballur që nga themelimi.

Sa për keqpërdorimin e përvjetorëve të masakrave të tmerrshme në Qyshk, Zahaq e Pavlan… nuk i bën nder zotit Haradinaj që të manipulojë me këto sakrifica epike të popullit tonë për përfitime politike, aq më shumë kur dihet se për të gjitha kategoritë që kanë sakrifikuar dhe kontribuar në mënyrë të veçantë gjatë luftës, sot më shumë se kurrë ka përkujdesje dhe përkrahje institucionale.

Ndërkaq, se kush, ku ka qenë në kohë të vështira, kjo mund të merret vesh nga aktakuzat që janë ngritur nga regjimi serb që në fillimvitet ‘90 dhe se insinuata të tilla si këto i janë atribuuar edhe presidentit historik Ibrahim Rugova, por koha i ka sqaruar të gjitha.

Sa i përket filozofisë, çfarë mund t’i thuhet zotit Haradinaj për filozofinë, fundi i fundit, çka kanë të përbashkët Dauti dhe filozofia!?

Lidhur me përfundimin e kohës së komunizmit, LDK i bën me dije z. Haradinaj se kryeministri Mustafa ka qenë sot pikërisht në përvjetorin e 26-të të partisë e cila e rrënoi atë komunizëm, ndërkaq që LDK-së aktualisht i mbetet që të rrënojë ‘filozofinë’ e mediokritetit dhe injorancës.

Andaj, z. Daut Haradinaj, më mirë se t’i nxjerr njerëzit në rrugë për qërim hesapesh me ish-partnerin opozitar, bën mirë që të jetë pjesë e përkushtimit të përbashkët për arritjen e sukseseve të njëpasnjëshme madhore, të cilat po i përjetojmë këto ditë”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori