LAJMI I FUNDIT:

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për “One stop shop” janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për “One stop shop” janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Deputeti i Koalicionit VLEN Bekim Qoku, në një intervistë për TV21 ka folur për kolonat e gjata në kufirin Maqedoni – Kosovë. Ai tha se “është tmerr që qytetarët presin aq gjatë”.

Qoku tha se marrëveshja me Kosovën për “One stop shop” duhej të zbatohej nga 1 janari, ndërsa theksoi se vonesat janë në palën e Maqedonisë së Veriut.

“Mundohem sa më shumë mos e përdor pasaportën diplomatike se dua ta ndjej tmerrin që po ndodh në kufi, është vërtetë e papranueshme. Është acaruese që duhet të pritet kaq gjatë në kufi. Ne kemi një marrëveshje ndërqeveritare që duhej të zbatohej me 1 janar po siç duket ka vështirësi në anën teknike. Unë jam përpjekur dhe liderët e VLEN-it, që të ndikojnë dhe të realizohet sa më shpejtë ky One stop shop në vendkalimet kufitare dhe besoj që shumë shpejt do të bëhet dhe do instalohet”.


“Pala kosovare është moti gati, presim anën e Maqedonisë së Veriut që nuk e di pse janë më të ngadalshëm. Besoj që shumë shpejt do të realizohet ky projekt dhe do të kemi një lehtësim të qarkullimit me Kosovën. Për informacion, do të jetë ndryshe nga ajo me Shqipërinë”, tha Qoku.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori