Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU) i hodhi poshtë akuzat e sotme të zëvendësministrit, Ljupço Nikolovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në reagimin me shkrim, MBPEU përkujton se ministri Mihail Cvetkov, menjëherë pas marrjes së funksionit ka formuar një komision të veçantë për „ndihmën japoneze“.
– Meqë bëhet fjalë për një material voluminoz, ndërsa duke pas parasysh që mjetet e “ndihmës japoneze” janë realizuar përmes disa shpalljeve publike, duke filluar nga viti 1997, nevojitet një periudhë më e gjatë për grumbullimin e dokumentacionit të vlefshëm. Komisioni është në fund të punimeve, që do të thotë se së shpejti do të ketë qasje të plotë në dokumentacion, pas së cilës do ti publikojmë informatat zyrtare, theksojnë nga Ministria.
Sipas MBPEU, keqpërdorimet më të mëdha të „ndihmës japoneze“ janë bërë në periudhën 2002-2004, kur ministër i bujqësisë ka qenë, Slavko Petrov nga LSDM.
“Në atë periudhë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM u ka dhënë 50 dhjetëra traktorë të afërmve të tyre, pa pasur dokumentacion të vlefshëm për këtë, thuhet në reagimin e MBPEU./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251