LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi: 8 milionë njerëz menjëherë duan ta blejnë Mi Max

Xiaomi: 8 milionë njerëz menjëherë duan ta blejnë Mi Max

Xiaomi Mi Max – modeli më i ri i fabletit të cilin kompania kineze e lansoi këtë javë në tregun e saj do të fillojë shitjet më 17 maj.

Tashmë më shumë se 8 milionë njerëz janë regjistruar për ta blerë pajisjen e re mobile nga kompania që ndryshe quhet edhe si Apple e Kinës.

Lajmi është bërë i ditur në një rrjet social kinez, së pari.


Për t’i vënë numrat në një kontekst, Mi 5 kishte pranuar 14 milionë regjistrime në ditën e parë të shitjeve të shpejta, edhepse duhet thënë se Mi 5 është në kategorinë e telefonave të avancuar, për dallim nga modeli Mi Max.