LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Kjo është lista e Shqipërisë për EURO 2016 (Foto)

Ekskluzive: Kjo është lista e Shqipërisë për EURO 2016 (Foto)

Kombëtarja e Shqipërisë do të marrë pjesë për herë të parë në kampionatin evropian ‘Francë 2016’.

Siç ka njoftuar Telegrafi ditë më parë, Federata shqiptare e futbollit i ka dërguar ftesat tek lojtarët dhe disa nga to vetëm i ka siguruar redaksia jonë.

Trajneri De Biasi ka ndarë mendjen dhe ka ftuar 23 futbollistë, ndërsa Telegrafi ka mësuar listën e 23 lojtarëve që do të na bëjnë krenar në Francë.


Për pozitën e portierit do të jenë tre, Etrit Berisha, dhe dy nga kampionati shqiptar, Alban Hoxha dhe Orges Shehi.

Ndërsa në mbrojtje, De Biasi ka grumbulluar shtatë futbollistë, Elseid Hysaj e Andi Lila për krahun e djathtë, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Amir Rrahmani, Frederik Veseli, Berat Gjimshiti e Arlind Ajeti për qendër të mbrojtjes si dhe Naser Alijin e  Ansi Agolli për pozitën e majtë.

Mesfusha është reparti më i fortë i Shqipërisë, me lojtarë fantastik si Amir Abrashi, Taulant Xhaka e Herolind Shala që kanë më së shumti minuta të luajtura këtë vit, ndërsa në këtë repart janë grumbulluar edhe Migjen Basha, Ergys Kace, Burim Kukeli, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani e Shkëlzen Gashi.

Në sulm do të jenë vetëm katër lojtarë, ata janë: Sokol Cikalleshi, Milot Rashica, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.

Kujtojmë që përpos 23 lojtarëve të grumbulluar edhe tre të tjerë do t’i bashkohen Shqipërisë në listën rezervë. /Telegrafi/

Lista e Shqipërisë për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës:
Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Amir Rrahmani, Frederik Veseli, Naser Aliji, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Ergys Kace, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Burim Kukeli.

Sulmues: Sokol Cikalleshi, Milot Rashica, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.

ship

Ftesa që iu është dërguar lojtarëve e siguruar nga Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori