LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy Tab A 10.1

Samsung prezanton Galaxy Tab A 10.1

Dje gjatë ditës pamë disa fotografi të modelit të ri të tabletit të Samsung  – Galaxy Tab A 10.1, ndërsa  tani Samsung ka bërë zyrtare tabletin në Gjermani.

Samsung Galaxy Tab A 10.1 vjen me një ekran me diagonalen prej 10.1 inç që ka një rezolucion prej 1920 x 1200 pikselëve dhe pajisja është mundësuar nga një procesor okta core dhe vjen me 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të këtij tableti të ri me ekranin prej 10.1 inç në Android përfshijnë edhe 16GB memorie, plus një port për kartelën microSD e cila mund ta zgjerojë hapësirën deri në 200GB.


Tableti përmban kamerën e pasme me 8MP me auto fokus, një blic dhe një aperture F1.9, mundësinë e incizimit të videove në Full HD në 1080 në 30 korniza për sekondë. Në pjesën e përparme tableti ka një kamera me 2MP me F2 .2 aperture, si dhe lidhjen për 4G LTE.