LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri “Babë e Djalë” i autorit Adem Tahiri

Promovohet libri “Babë e Djalë” i autorit Adem Tahiri

Sot, në Teatrin “Jusuf Gërvalla”, në Pejë, veprimtari i çështjes kulturore dhe politike, Adem Tahiri, ka promovuar librin “Babë e Djalë”.

Libri në fjalë përmbledh rrëfimet autobiografike të ngjarjeve të trishta të cilat e përcollën familjen e Tahirit, respektivisht ngjarje që kanë vulosur kujtesën e tij është vrasja e babait të tij nga xhandarmëria jugosllave.

Recensentët e librit, Ymer Gashi dhe Sejdi Berisha kanë vlerësuar lartë angazhimin e Tahirit në kultivimin dhe mbrojtjen e identitetit kulturor dhe politik të popullit të tij.


libri2

Derisa Gashi ka thënë se libri është një burim i pashtershëm informacioni për kontributin e autorit për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Recensenti Sejdi Berisha ka theksuar se Tahiri gjatë rrugëtimit të tij jetësor ka shoqëruar figura të rëndësishme të kulturës dhe politikës shqiptare, duke filluar prej Ukshin Hotit, Ibrahim Rugovës, Azem Shkrelit, etj.

libri1

Ndërsa vet autori i librit, Adem Tahiri, duke falënderuar ata që kanë qenë pjesëmarrës në promovimin e librit ka thënë se historia e tij është histori që shumë prej shqiptarëve e kanë përjetuar në një ose në një mënyrë tjetër, duke shtuar se ky botim ka qenë në planë të dalë në dritë shumë më herët, por që rrethanat jetësore kanë bërë që libri të botohet tash. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Kulture
145

145

Poezi
Art me letër

Art me letër

Kulture
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori