LAJMI I FUNDIT:

Interi rrezikon t’i largohen dy yje

Interi rrezikon t’i largohen dy yje

Interi mund të kthehet në një vitrinë për klubet më të pasura të kontinentit.

Skuadra zikaltër që ka në gjirin e saj disa lojtarë mjaft të vlerësuar, rrezikon të humbasë të paktën dy prej tyre, bëhet fjalë për argjentinasin Mauro Icardi dhe kroatin Ivan Perisic.


Dështimi i arritjes së objektivave gjatë këtij sezoni mund ta shtyjë trajnerin dhe presidentin të mendojnë për një revolucion të ri dhe stuhisë nuk mund t’i shpëtojnë as emrat më të lakuar në “Pinettina”.

Mediat angleze këmbëngulin se e ardhmja e Icardit është në premier League ku pretendentët janë të shumtë. Arsenal, Chelsea, Liverpool e Manchester United janë vënë në një garë me kohën për të marrë premtimin e argjentinasit por fillimisht duhet të kënaqin dëshirën e Interit për të arkëtuar sa më shumë pasi paratë do të investohen sërish në merkato për forcimin e grupit.

Arsene Wenger ka zbritur në terren duke ofruar 30 milionë Euro, por presidenti Thohir e ka refuzuar menjëherë duke e konsideruar një shumë të ulët.

Gjithsesi, dështimi i objektivit për t’u renditur në vendin e tretë mund ta komplikojë situatën e argjentinasit, i cili dëshiron të nisë një eksperiencë të re. Po nga Anglia ka ardhur një tjetër ofertë për një tjetër lojtar zikaltër.

Ivan Perisic ka tërhequr vëmendjen e Jurgen Klopp, i cili ka punuar me kroatin në vitet e para te Borussia Dortmund edhe pse e la të lirë të bashkohej me Ëolfsburgun.

“The Reds” ka gati 30 milionë euro dhe ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e lojtarit pasi Interi ka kërkuar kohë për të vlerësuar ofertën në fjalë.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori