LAJMI I FUNDIT:

CAS urdhëron FIFA-n: Pranojeni Gjibraltarin

CAS urdhëron FIFA-n: Pranojeni Gjibraltarin

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) i ka thënë FIFA-s të pranojë aplikimin e Gjibraltarit për t’u bërë anëtar i plotë i institucionit më të madh të futbollit në botë.

Federata e Futbollit të Gjibraltarit është anëtar i UEFA-s që nga maji i 2013-ës, por në shtator të vitit 2014, ajo ishte njoftuar se nuk ka përmbushur kriteret për t’u pranuar në FIFA.


Kjo federatë është ankuar në vendim dhe CAS tani ka urdhëruar nga FIFA që të pranojë aplikimin e GFA-së në këtë institucion.

“Paneli unanimisht ka vendosur që Kongresi i FIFA-s të marrë të gjitha masat që ta pranojë Gjibraltarin si anëtar të plotë të FIFA-s sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e CAS-it.

Ekipi kombëtar i Gjibraltarit ka pasur rezultate shumë të dobëta. Kjo kombëtare pësoi 56 gola dhe shënoi vetëm dy në Grupin D kualifikues për Euro 2016.

Kongresi i radhës, i 209-i i FIFA-s mbahet javën e ardhshme në Mexico City. Gjibraltari mund të jetë një nga dy shtetet që siguron pjesëmarrjen në grupet kualifikuese për Botëror, së bashku me Kosovën, pa pasur nevojë t’i nënshtrohej shortit. Pranimi i Kosovës nesër është në një nga pikat e kongresit të UEFA-s.

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori