LAJMI I FUNDIT:

Sot protestohet në Prishtinë dhe Han të Elezit

Sot protestohet në Prishtinë dhe Han të Elezit

Dita e punëtorëve, 1 Maji, kësaj here do të jetë më ndryshe në Kosovë. Pikërisht në këtë ditë një grup i të rinjve kanë planifikuar të organizojnë një marsh protestues, në Prishtinë, për gjendjen e punëtoreve në sektorin privat. Po ashtu, edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar për sot një protestë.

Marshi qytetarë në Prishtinë, sipas organizatorëve ka si qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për nevojën e avokimit të të drejtave të punëtoreve.


Organizimi fillon në Sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00 të mesditës dhe përfundon me një aksion simbolik pranë rrethojave të Qeverisë së Kosovës.

Ngjarja është publikuar edhe në rrjetin social Facebook “HESHTJA KURRË NUK KA FITUAR TË DREJTA; Marsh për respektimin e të drejtave të punëtorëve.”

Ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar protestë për  të dielën me 1 maj. Ata do të kërkojnë nga institucionet më të larta në vend që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të kthejë kombinatin në duar të ish-punonjësve.

Sipas njoftimit, punëtorët bashkohen te staci oni i hekurudhës në Han të Elezi, në orën 10:30, dhe vazhdojnë marshin drejt portës së Cimentorës.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori