Në Eisenstadt në Austri të premten janë dënuar nëntë pjesëtarë të një bande trafikantësh me qenie njerëzor.
Tetë burra dhe një grua, të moshave nga 26 deri në 54 vjeçare akuzoheshin se kanë transportuar ilegalisht refugjatë kosovarë nga Serbia dhe Hungaria në Austri dhe në shtetet tjera të BE-së, shkruan krone.at.
Një gjykatë porotë i ka shpallur fajtorë të gjithë ata duke u shqiptuar dënime me burg efektiv nga një vjet e gjysmë deri në 6 vjet.
I akuzuari kryesor, një 54 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe boshnjake është ngarkuar se ka marrë pjesë në 52 udhëtime, me ç`rast janë trafikuar 173 persona, transmeton albinfo.
Ai besohet se pjesëtarët tjerë të bandës i ka angazhuar si shoferë ose si trafikues këmbësorë.
Edhe të akuzuarit tjerë janë përgjigjur për raste të shumta të trafikimit ndërsa tre meshkuj, veç kësaj, janë akuzuar edhe për vjedhje me grabitje.
Një shtetas i Maqedonisë ishte akuzuar po ashtu edhe për shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe për ushtrim rezistence kundër policisë. Ai e ka lënduar një polic duke e goditur me grusht.
Katër nga nëntë të akuzuarit tashmë kanë qenë duke u mbajtur në burg të hetimeve. Dy burra të tjerë, një kosovar dhe një austriak nuk janë paraqitur para gjyqit.
Vendimet për tetë burrat e dënuar janë të plotfuqishme ndërsa gruaja 54 vjeçe nga Serbia ka ushtruar të drejtën e ankesës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak