LAJMI I FUNDIT:

Forcat speciale të këtij vendi janë frikë për gjithë botën (Foto)

Forcat speciale të këtij vendi janë frikë për gjithë botën (Foto)

Mbretëria e Jordanisë ka forca tejet të forta speciale ushtarake dhe policore, të cilat trajnohen nga instruktorët më të mirë nga Perëndimi.

Këto njësi janë të pajisura me armët më moderne, të cilat janë ndër më të fortat dhe më efektivet në rajonin e Lindjes së Mesme, transmeton Telegrafi.

Më shumë se gjysmë shekulli traditë


Njesia e Jordanise 1

Forcat speciale jordaneze janë formuar më 15 prill të vitit 1963 me urdhër të Mbretit Hussein. Një pjesë e ushtrisë jordaneze është e trajnuar për operacione të zbulimit dhe luftën kundër terrorizmit. Aktualisht numëron rreth 14.000 anëtarë.

Krah për krah me njësitë më të trajnuara të botës

Njesia e Jordanise 2

Njësitet speciale jordaneze sot renditen në mesin e njësive më mirë të trajnuara në botë, në sajë të reformës së vitit 1996 të kryer nga Mbreti Abdullah i cili konsiderohet ekspert në fushën e operacioneve të veçanta, kurse në kohën e tij ai ishte pilot i helikopterit. Me urdhër të tij, në veri të kryeqytetit Amman është ndërtuar KASOTC, një nga qendrat më të mira për trajnimin e njësive speciale në botë.

Rojet kufitare

Njesia e Jordanise 3

Një nga detyrat e veçanta të kësaj njësie është ruajtja e kufijve të mbretërisë. Kjo detyrë është bërë një nga prioritetet e tyre në dekadën e fundit, për shkak të rritjes së rrezikut të terroristëve nga Iraku dhe paqëndrueshmëria së situatës politike dhe të sigurisë në vend, me të cilën Mbretëria e Jordanisë është e kufizuar në verilindje të vendit.

Rreziku nga Siria

Njesia e Jordanise 4

Mbretëria e Jordanisë kufizohet edhe më Sirinë në veri të vendit. Për shkak të luftës civile në këtë vend që po vazhdon tash e pesë vite, njësitë e veçanta jordaneze vëmendje të veçantë i kushtojnë operacioneve anti-terroriste.

Ushtrime të përbashkëta me SHBA dhe Britaninë

Njesia e Jordanise 5

Komandot jordaneze janë trajnuar për të vepruar në gjitha kushtet atmosferike, dhe posedojnë pajisje për operacionet anti-terroriste në ujë. Ndihmë për trajnim kanë marrë nga forcat speciale britanike dhe amerikane, me të cilët shpesh organizojnë ushtrime të përbashkëta anti-terroriste siç është ai në portin Aqaba.

Operacionet në Somali

Njesia e Jordanise 6

Këto njësi marrin pjesë edhe në operacionet ndërkombëtare. Me njësitë speciale të Britanisë së Madhe, me të cilët kanë raporte të shkëlqyera marrin pjesë në operacionet në Somali kundër Al Shabaab, një organizatë terroriste e afërt me Shtetin Islamik. Ky veprim është iniciuar me kërkesë të mbretit të Jordanisë, Abdullah II. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori