LAJMI I FUNDIT:

Anton Quni: Xhavit Halitit i duhet ndihmë mjekësore (Video)

Anton Quni: Xhavit Halitit i duhet ndihmë mjekësore (Video)

Xhavit Haliti ka probleme me kujtesën. Kështu ju kundërpërgjigj deputeti nga radhët e LDK, Anton Quni nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili një ditë më parë tha për Televizionin Rrokum se Forca e Armatosur e Republikës së Kosovës nuk ka ekzistuar dhe se krejt çka është thënë është propagandë.


Quni foli edhe për misionin e kësaj force. I pyetur për mosnjohjen e kontributit të FARK edhe mbas 16 viteve, Quni ka thënë për Rrokum TV se nuk ka probleme me ushtarët, por probleme historike e politike.

E ish-kryeministri i Qeverisë në mërgim, Bujar Bukoshi, hezitoi ti komentojë deklaratat e nënkryetarit Xhaviti Haliti. Përmes telefonit, Bukoshi tha për Rrokum TV, se po e lë si ka thënë Xhaviti.

“Populli e din a ka ekzistuar, apo jo FARK”, tha Bukoshi. Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, thuhet se janë krijuar në gusht të vitit 1998, derisa numri i ushtarëve mendohet se ishte mbi pesëmijë.

Ndër emrat ma të njohur në hierarkinë e FARK janë Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Anton Quni, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi, Ahmet Krasniqi.

https://www.youtube.com/watch?v=HknrNlYXHP0