LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi shet rreth 15 milionë telefona për tre muaj

Xiaomi shet rreth 15 milionë telefona për tre muaj

Xiaomi është një prej markave më të njohura në nivel global për telefona të mençur me prani të fortë jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, dhe disa vende tjera aziatike.

Kompania ka arritur të shesë rreth 70 milionë telefona të mençur vitin e kaluar.

Sipas analistit të IHS Technology, Kevin Ëang, Xiaomi ka arritur të shesë 14.8 milionë telefona të mençur në tremujorin e parë të vitit 2016. Ky numër përfshin gjithashtu shitjet e kompanisë në tregjet e tjera ku operon.


Vitin e kaluar, numri i shitjeve në tremujorin e parë ishte mjaft i afërt me këtë shifër, dhe ajo duhet të rritet në muajt e ardhshëm pasi kompania kohët e fundit nisi pajisjen e saj të fundit, modelin Xiaomi MI5, si dhe modele të tjera si Redmi 3.

Këto nuk janë pajisje të vetme, pasiqë kompania kineze pritet gjithashtu për të futur disa modele tjera të telefonave në treg në muajt e ardhshëm, duke përfshirë Xiaomi Note 2, i cili pritet të vijë në gjysmën e dytë të vitit.