LAJMI I FUNDIT:

Edhe Kosova me App Store

Edhe Kosova me App Store

Kompania amerikane Apple ka njoftuar se nga sot do të ketë edhe më shumë klientë nëpër botë që do të kenë qasje në shërbimet tashmë të njohura të kësaj kompanie.

Bëhet fjalë për App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud, tani janë në dispozicion edhe në 20 vende tjera përfshirë Kosovën, duke bërë kështu që Apple Music të jetë i disponueshëm edhe në 52 vende tjera, transmeton Telegrafi.


“Jemi të lumtur që shërbimet më të kërkuara të Apple të jenë të disponueshme për përdoruesit në vende tjera të botës që deri më sot nuk kanë pasur qasje në ato”, ka deklaruar Oliver Schusser, zëvendëspresidenti i Apple Music.

Pse lansimi i Apple Store në Kosovë nuk është diçka e vogël
Lexo po ashtu Pse lansimi i Apple Store në Kosovë nuk është diçka e vogël

“Shpresojmë që klientët tanë do të mund të zbulojnë aplikacionet e tyre të preferuara, lojërat, këngët dhe podcasts”, ka shtuar Schusser.

Më poshtë ju sjellim listën e vendeve të reja që i janë shtuar shërbimet e App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud.

Afrika: Kameruni, Cote d’Ivoire, Republika Demokratike e Kongos, Gaboni, Libia, Maroku, Ruanda dhe Zambia.

Evropë: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Gjeorgjia.

Lindja e Mesme: Afganistani dhe Iraku. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori