LAJMI I FUNDIT:

Polici rrëfen ngjarjen për vrasjen në Deçan

Polici rrëfen ngjarjen për vrasjen në Deçan

Shefqet Kamberi, pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili qëlloi për vdekje Ilmi Lufajn dje në orët e hershme të mëngjesit afër stacionit të policisë në Deçan, e ka  dhënë versionin të ngjarjes para gjykatës.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Kamberi ka arsyetuar vendimin e tij duke thënë se nuk ka pasur të bëjë me një person të rëndomtë.

“Nuk kam pas të bëj me një qytetarë të thjeshtë dhe të ndershëm por me një të dyshuar i cili ka qenë 10 vjet i dënuar dhe ka shumë raste në policinë e Deçanit për vepra të ndryshme penale”, ka thënë  Kamberi.


Deklarata e tij është bërë në seancën për caktimin e paraburgimit.

Prokurori Haxhi Sinani ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj pjesëtarit të policisë nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të vrasjes.

Kërkesa e Sinanit dallon nga komunikata e policisë e cila kishte vlerësuar se vrasja ishte bërë “në mbrojtje të nevojshme”.

Në arsyetimin e kërkesës, prokurori ka nënvizuar se polici duhet të qëndrojë në paraburgim edhe për shkaqe të sigurisë pasiqë marrëdhëniet në mes dy familjeve janë acaruar dhe policia është duke ruajtur shtëpinë e policit Kamberi.

Kërkesa e prokurorit është quajtur absurde nga avokati Haxhi Qekaj i cili ka sqaruar se klienti i tij veprën e ka kryer në vetëmbrojtje e poashtu natën kritike edhe pse ka qenë në pushim kishte shkuar  për të punuar jashtë orarit me kërkesën e eprorëve të tij./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori