Nga kriza e thellë financiare që e ka kapluar kompaninë publike që merret me operimet e trenave “Trainkos” kanë pësuar edhe qytetarët, të cilët e përdorin trenin si mjet udhëtimi. Gazeta “Zëri” ka mësuar se kjo kompani i ka shtrenjtuar biletat e udhëtimit për njëzet për qind. Ndërkohë që zyrtarët e kësaj kompanie kanë pranuar janë buzë falimentimit.
Aksionari i “Trainkos”, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk e ka në plan që të lëvizë deri nga fundi i muajit qershor, kur edhe bëhet rishikimi i buxhetit të Kosovës. Gazeta ka mësuar se kjo kompani publike nuk do të mundë të sigurojë pagat e punëtorëve për muajit e ardhshëm dhe shkaku kryesor i krizës është thënë se janë të hyrat prej 60 për qind të totalit, që deri më tani janë realizuar përmes shërbimeve që ia ka ofruar “NewCo Ferronikeli”, por kjo kompani në një komunikatë dërguar mediave ka bërë të ditur që e ka ndërprerë prodhimin, nga data 1 prill për afat të pacaktuar.
Naim Zeqiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se akoma nuk janë takuar me Bordin e “Trainkos”-it për të diskutuar rreth situatës së krijuar. “Duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrje Publike si dhe kornizën ligjore që rregullon mbarëvajtjen e Ndërmarrjeve Publike Qendrore, kompetencat e dala nga to janë të ndara si për aksionarin ashtu edhe për Bordin e Drejtorëve dhe menaxhmentin që udhëheq, në këtë rast ndërmarrjen publike ‘Trainkos’.
MZHE-ja është në pritje të informatave lidhur me situatën e krijuar në ndërmarrjen publike ‘Trainkos’. Për informim, subvencionimi si dhe mjetet për projektet kapitale për vitin vijues për Ndërmarrjet Publike Qendrore nga ana e Qeverisë së Kosovës, realizohen në kuadër të parashikimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës 2016. Kurse sa i përket vizionit të Ndërmarrjes Publike Qendrore ‘Trainkos’, kjo është kompetencë Bordit të Drejtorëve, andaj përgjigje për këtë çështje mund t’i merrni nga drejtuesit në fjalë”, ka thënë Zeqiri. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare