Mësohen koeficientët dhe ekipet e edicionit të ardhshëm të UEFA Champions League. Në Shqipëri titulli nuk është vendosur ende, por korçarët, me koefiçentin 7.825, shkojnë automatikisht në vazon e parë
Shumica e kampionateve në Europë janë duke përfunduar dhe “Sport Ekspres” publikon ekipet dhe koeficientët, në bazë të të cilëve do të hidhet shorti i UEFA Champions League për sezonin 2016-2017. Shumë kampionate nuk kanë përfunduar në Europë dhe në Shqipëri duhen edhe 7 javë (është ndër kampionatet e fundit që mbyllet në Europë), por UEFA Champions League ka shpallur tashmë emrat e ekipeve që kanë siguruar titullin në vendin e tyre.
Raundi i parë dhe i dytë kualifikues janë gati tashmë dhe nga java në javë pritet që të dyja vazot të mbushen me emrat e skuadrave kampione.
Një vit më parë Skënderbeu kampion i Superligës e siguroi në fund vazon e parë në turin e dytë kualifikues të Champions-it, kurse këtë sezon, gjithmonë nëse shpallet kampion, do të jetë automatikisht në vazon e parë. Pra, nuk është aspak i rrezikuar nga skuadrat e kampionateve të tjera, pasi ka një koeficient më të lartë.
Skenderbeu
TURI I PARË – Në turin e parë marrin pjesë 8 ekipe të ndarë në dy vazo dhe 4 të kualifikuarit kalojnë në turin e dytë, ku i pret Skënderbeu (nëse shpallet kampion). Janë 30 ekipe në turin e dytë, të cilëve u shtohen 4 nga vazoja e parë dhe numri i përgjithshëm shkon në 34. Në turin e parë, që fillon në mes të muajit korrik, marrin pjesë kampionë të shteteve me koeficient të ulët si Uellsi, Malta, Estonia, Andora dhe ndonjë shtet tjetër i këtij niveli. Deri tani vetëm tre shtete kanë shpallur ekipet kampionë; TNS Në Uells, Flora Talin në Estoni dhe B36 Torshavan e Ishujve Faroe e kanë siguruar vendin e parë. Për të tjerat do të mësohet javë pas jave. Katër skuadra me koeficientin më të lartë do të jenë në vazon e parë dhe katër të tjerat në vazon e dytë. Ja dhe skuadrat e raundit të parë dhe koeficientët e tyre:
Vazo 1
1.The New Saints (Uells) 5.200
2.Valleta FC (Maltë) 4.466 (?)
3.Flora Talin (Estoni) 3.350
4.Santa Coloma (Andorë) 2.699 (?)
Vazo 2
1.B36 Torshavn (Ishujt Faroe) 1.975
2.Lincoln (Gjibraltar) 1.700 (?)
3.Alashkert FC (Armeni) 1.325 (?)
4.Tre Penne (San Marino) 1.316 (?)
RAUNDI I DYTË –
Sigurisht që shqiptarëve dhe veçanërisht korçarëve u intereson turi i dytë kualifikues i Championsit. Gjithmonë nëse shpallet kampion, Skënderbeu, me koeficientin që ka për momentin, nuk e diskuton vazon e parë. Korçarët janë në 12-shen e parë mes 34 ekipeve pjesëmarrës në këtë tur.
Nëse shpallet kampion Partizani, koeficienti i tij është 1.575, që do të thotë se do të jetë në vazon e dytë. Aktualisht Skënderbeu është 5 pikë para dhe ka shanse të mëdha për titullin e radhës. Edhe pse janë edhe 7 ndeshje, drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Ardjan Takaj, po i shohin kampionët e çdo shteti dhe koeficientët që ata kanë. Skënderbeu në këtë moment është i 12-ti në renditje, pasi ka koeficientin 7.825.
Një vit më parë korçarët kishin koeficientin 5.400, ndërkohë që me pjesëmarrjen në grupet e Europa League e kanë rritur koeficientin me 2.425. Kështu, korçarët kanë ngjitur shumë vende dhe janë të sigurt në vazon e parë, nëse fitojnë titullin.
Një pjesë e mirë e 30 ekipeve, që marrin pjesë në turin e dytë të Championsit e kanë siguruar titullin. I vetmi kampionat, që duket më i hapur, është ai i Moldavisë, ku në vend të parë ndodhet Dacia, me 49 pikë, aq sa ka edhe Sherif Tiraspoli, por Dacia ka një ndeshje më pak.
Korçarëve u intereson ta fitojë titullin Dacia, që ka koeficient më të ulët, kurse, nëse shpallet kampion Sherifi, Skënderbeu mund të zbresë një vend më poshtë, por pa rrezikuar vazon e parë. Ku sigurisht që është një lajm shumë i mirë, sepse kundërshtari në short do të jetë më i lehtë dhe ka shanse për kalimin e turit.
Por, asgjë nuk ka përfunduar dhe duhet pritur për verdiktin final. Këto janë thjesht llogari paraprake, pasi më parë Skënderbeu duhet të sigurojë titullin. Megjithatë, “Sport Ekspres” bën këtë pasqyrë të situatës me kundërshtarët e mundshëm në Champions.
Raundi i dytë kualifikues i Champions League
Vazo 1
1.Salsburg (Austri) 42.520 (?)
2.Selltik (Skoci) 40.460
3.Apoel FC (Qipro) 35.935 (?)
4.BATE Borisov (Bjellorusi) 34.000
5.Legia Varshavë (Poloni) 28.000
6.Dinamo Zagreb Kroaci) 25.775 (?)
7.Ludogorets (Bullgari) 25.625
8.Kopenhagen (Danimarkë) 24.720 (?)
9.Karabak (Azerbajxhan) 13.475
10.Rosenborg (Norvegji) 12.850
11.Astana (Kazakistan) 12.575
12.Skënderbeu (Shqipëri) 7.825 (?)
13.Crvena Zvezda (Serbi) 7.175
14.Dinamo Tbilis (Gjeorgji) 5.875
15.FH Hafnarfjordur (Islandë) 5.750
Vazo 2
1.Trencin (Sllovaki) 5.400 (?)
2.Dudelange (Luksemburg) 5.050
3.Zalgiris (Lituani) 4.925
4.H.Beer Sheva (Izrael) 4.725
5.Olimpija Ljubjanë (Slloveni) 4.625 (?)
6.Dacia (Moldavi) 4.325 (?)
7.Vardar (Maqedoni) 4.200 (?)
8.Norkoping (Suedi) 3.975
9.Ferencvarosh (Hungari) 3.475
10.Krusejders (I.e Veriut) 3.400
11.Zrinjski (Bosnjë) 3.175 (?)
12.Dundalk (Irlandë) 2.590
13.Mlladost (Mali i Zi) 2.475
14.Liepaja (Letoni) 2.325
15.Seinajoen JK (Finlandë) 1.730
Shënim: Me pikëpyetje janë ekipet që kryesojnë kampionatet e tyre dhe renditja bëhet në bazë të koeficientëve
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar
Probleme për Liverpoolin – dy yjet mund të mungojnë ndaj Real Madridit
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë