LAJMI I FUNDIT:

Vendet e rajonit shkëmbejnë përvojat në kulturë e arsim

Vendet e rajonit shkëmbejnë përvojat në kulturë e arsim

Ka filluar konferenca dyditore ndërkombëtare me titull “Kultura dhe Arsimi”, e cila ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të vendeve të rajonit në fushën e kulturës dhe arsimit.

Konferenca e organizuar në vendin tonë nga Ministria e Kulturës dhe ajo e arsimit, do të vazhdojë punimet dy ditë dhe do të trajtoj dy tema, siç u tha në tryezë, fondamentale: kulturën dhe arsimin.


Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, tha se arsimi dhe kultura e përbëjnë një interes vital për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

“Edukimi dhe kultura janë faktorë tejet të rëndësishëm të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në sektorin social e institucional. Detyrë primare e politikave të kulturës është se të krijojmë parakushte për një kulturë të lirë dhe të pavarur. Në këtë drejtim jemi duke punuar që të krijojmë kushte që institucionet e kulturës, institucione publike, nacionale të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Po ashtu, Qeveria në drejtim të përmbushjes së synimeve politike dhe programore ka iniciuar një varg reformash të fushës ligjor dhe të fushës programore të cilat synon që kulturën ta kthej në një fushë prioritare”, ka thënë ai.

Kurse, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka theksuar se tema e kësaj konference ndërlidh dy segmente shumë të rëndësishme siç është kultura dhe arsimi.

“Po punojnë që përmes sistemit arsimor qysh në moshë të hershme, të rinjtë të krijojnë edhe identitetin dhe personalitetin e tyre, identitetin e individit duke bërë përpjekje që të ndërtojmë një edukim pozitiv me vlera qytetëruese, një shoqëri të kulturuar, të orientuar drejt identitetit të vet kombëtar por edhe diversitetit etnik, kulturor dhe fetar”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka theksuar se shqiptarët kanë gjenezë shumë të rëndësishme duke thënë se si popull mund të arrijë shumë kudo që shkon.

Konferenca e nisur sot do të zgjasë dy ditë gjatë të cilave do të paraqiten sesione të ndryshme sa i përket legjislacionit dhe kulturës, diskutime si dhe përmbledhje dhe konkluzione për temat e lartpërmendura.

Në trend Lajme

Më shumë
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Lajme
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Lajme
Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Politikë
Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Kronika e Zezë
Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Politikë
Kalo në kategori