LAJMI I FUNDIT:

Meizu lanson zyrtarisht modelin Pro 6

Meizu lanson zyrtarisht modelin Pro 6

Si prodhues kinez, Meizu mund të mos jetë emër i njohur në SHBA, por viteve të fundit kompania ka arritur të rritet shumëfish më shumë.

Meizu është një emër i njohur në Azi, dhe shitet në disa pjesë të Evropës, por tani me modelin e fundit – Meizu Pro 6, pritjet e kompanisë janë që të depërtojë edhe në tregje të reja me modelin fantastik të pajisjes së re.

Telefoni me një dizajn metalik dhe brezin e antenave që janë formuar si vetulla, në një mënyrë shumë të veçantë, Meizu Pro 6 është një model të cilin do ta mbani lehtë në mend.


Ekrani i pajisjes është me 5.2 inç në Super AMOLED me mbështetje për atë që Meizu quan 3D Press, një alternativë për 3D Touch të Apple.

Kjo pllakë metalike nga Meizu gjithashtu përmban çipin e fundit nga MediaTek dhe kamerën kryesore me 21MP me blicin në LED 10 unazor.

Megjithatë, Meizu nuk do të fillojë me shitjen e Meizu Pro 6 jashtë Kinës, për momentin, edhepse në Evropë ky model mund të vijë së shpejti.