LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pëlqen Rudigerin e Romës

Chelsea pëlqen Rudigerin e Romës

Chelsea është i interesuar për mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger.

La Repubblica shkruan se Antonio Conte, pas kampionatit evropian do të kërkojë Rudiger.

Gazeta beson se tashmë kanë filluar bisedimet me 23 vjeçarin.


Ai aktualisht është si huazim te Roma nga Stuttgarti, dhe pritet ta blejnë në fund për një çmim prej 9 milionë euro.

Chelsea pritet të bëjë ofertë prej 20 milionë euro për gjermanin.

Tjetër lojtar i Romës që pëlqehet nga Chelsea është edhe Radja Nainggolan/ /Telegrafi/