LAJMI I FUNDIT:

Gafat e Qeverisë: Vendimi për arrestimin e Sheshelit hyn në fuqi më 4 maj (Foto)

Gafat e Qeverisë: Vendimi për arrestimin e Sheshelit hyn në fuqi më 4 maj (Foto)

Ish-zëvendëskryeministri serb, Vojslav Sheshel, që ka planifikuar të bëjë sot një vizitë në Kosovë, është shpallur person i padëshirueshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe si i tillë, ai nuk lejohet të hyjë në vendin tonë.

Bazuar në vendimin e nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, vendimi bëhet i plotfuqishëm tek muajin tjetër, më 4 maj.

Kjo pasi që në vendim është shënuar 4 maji si datë e marrjes së vendimit, në vend të datës 4 prill 2016.


Gjithsesi, ky duhet të jetë një gafë i MPJ-së marrë parasysh faktin se ky vendim është marrë disa ditë pas lirimit nga Haga të Sheshelit, dhe pas paralajmërimit të tij se do të vizitojë Kosovën.

Ose kanë preferuar modelin amerikanë të llogaritjes së datave, ku fillimisht shënohet muaji, më pas data dhe në fund viti.

Por, në këtë dokument, është lëshuar edhe një gabim tjetër.

Nënshkrues i vendimit thuhet se është Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Në fakt, Selimi është duke e mbajtur detyrën e ushtruesit të detyrës pas largimit të Hashim Thaçit nga kjo pozitë. /Insajderi.com/

vendimi

Në trend Fun

Më shumë
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Fokat joshen nga pajisjet kërkimore në fund të Oqeanit Paqësor, pamjet bëhen virale

Fokat joshen nga pajisjet kërkimore në fund të Oqeanit Paqësor, pamjet bëhen virale

Interesante
Fotografitë zbulojnë njoftime shumë qesharake të krijuara për të tërhequr vëmendjen e njerëzve

Fotografitë zbulojnë njoftime shumë qesharake të krijuara për të tërhequr vëmendjen e njerëzve

Fun
Nusja dhe dhëndri i vunë flakën vetes gjatë ceremonisë martesore

Nusja dhe dhëndri i vunë flakën vetes gjatë ceremonisë martesore

Interesante
Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale

Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale

Virale
Syzet

Syzet

Kalo në kategori