LAJMI I FUNDIT:

Samsung bëhet gati për Galaxy Note 6?

Samsung bëhet gati për Galaxy Note 6?

Është thënë disa herë se Samsung Galaxy Note 6 këtë vit do të lansohet më herët se Galaxy Note 5, ndërsa tani thuhet se fableti më i ri i Samsung do të fillojë të shitet gjatë muajit qershor.

Samsung Galaxy S7 thuhet se i ka rritur shitjet e Samsung këtë tremujor.

Samsung me sa duket do lansojë modelin e saj të ri të fabletit Galaxy Note 6 një ose dy muaj më parë se Apple iPhone 7. Apple iPhone 7 pritet të nisë në shtator, kështu që Galaxy Note 6 pritet të vijë në korrik apo gusht.


Samsung Galaxy Note 6 thuhet se do të vijë me Android N – versionin më të ri të Android. Karakteristikat e Note 6 pritet të sjellin shumë përmirësime në raport me Note 5, duke përfshirë edhe ekranin me 5.7 inç dhe rezolucionin 4K Ultra HD.

Gjithashtu është thënë se fableti i kompanisë do të ofrojë 6GB RAM dhe kjo mund të jetë një nga pajisjet e para mobile të Samsung që ofron edhe variantin e memories me 256GB. Më tej, procesori do të ofrohet në variantin e Qualcomm Snapdragon 820 ose Samsung Exynos 8990.