LAJMI I FUNDIT:

Huawei së shpejti me një telefon të avancuar në SHBA?

Huawei së shpejti me një telefon të avancuar në SHBA?

Huawei është duke fituar treg dhe popullaritet global çdo ditë. Kompania ka arritur të hyjë në top pesë shitësit kryesor të telefonave të mençur mobil, dhe ka për qëllim që të arrijë në nivele edhe më të larta në vitet e ardhshme.

Kompania kineze ka një prani të fortë në disa tregje botërore, kryesisht në ato në zhvillim, por jo edhe në SHBA.

Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt, pasi Huawei pritet të lansojë një model të avancuar të telefonit në SHBA. Lansimi i këtij modeli thuhet se do të ndodhë më vonë këtë vit.


Nuk ka asnjë fjalë se cila pajisja dhe model është në pyetje, por ndoshta mund të jetë modeli i shumë-përfolur Huawei P9.

Modeli i ri i telefonit të Huawei pritet të hasë në konkurrencën e ashpër nga modelet e tilla sikurse LG G5, Samsung Galaxy S7 dhe  iPhone 6S në SHBA.