LAJMI I FUNDIT:

Situata e Interit me lojtarët e huazuar dhe ata që kërkojnë largimin

Situata e Interit me lojtarët e huazuar dhe ata që kërkojnë largimin

Interi është drejt dështimit të sezonit, pasi gjendet larg vendit të tretë që e kishte si objektivë në fillim të kampionatit.

Trajneri Roberto Mancini po bën llogaritë për sezonin e ardhshëm dhe duket se nga Interi do të ketë shumë largime pasi lojtarë si Samir Handanovic, Mauro Icardi dhe të tjetër kërkojnë me çdo kusht aktivizimin në Ligën e Kampionëve.


Sulmuesi malazez, Stevan Jovetic ka ardhur me bujë të madhe nga Anglia dhe Interi e ka huazuar për dy vite, duke paguar 2.5 milionë euro, por shumë shpejt Jovetic do të rikthehet në Angli apo në një tjetër kampionat, pasi Interi nuk bindet për të paguar kartonin e tij.

I sigurt duket edhe largimi i mbrojtësit Miranda, i cili po kërkohet nga Bayern Munich dhe Manchester United që janë gati të paguajnë 11 milionët e kërkuara për kartonin e tij.

Zikaltrit mund të humbasin edhe sulmuesin Adem Ljajic, Eder dhe mbrojtësin Teles. Serbi kërkon të rikthehet në Romë pasi nuk është i lumtur nga marrëdhënia me Mancinin, ndërsa Eder nuk ka bindur dhe ka rezultuar një blerje e dështuar.

Për sa i përket mbrojtësit Teles, blerja përfundimtare e këtij të fundit i kushton financave të Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori