LAJMI I FUNDIT:

Vëmendja në Gjilan

Vëmendja në Gjilan

Ndeshja kryesore e javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në Gjilan.

Gjilani ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe tani pret Prishtinën skuadër e cila e mposhti javën e kaluar me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje që u kontestua shumë referimi.


Tani ekipi i Bylbyl Sokolit synon që të hakmerret duke mposhtur Prishtinën dhe duke mbetur edhe më tej në garë për titullin e kampionit.

Në Kizhnicë, Hajvalia në top formë kërkon fitore ndaj Drenicës që të rikthehet përsëri në krye të kampionatit.

Besa e Pejës nuk pritet të ketë punë të vështirë në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë ku do t’i bëjë konak Vushtrrisë.

Ndërkohë ndeshja e fundit do të zhvillohet në ‘Riza Lushta’, të Mitrovicës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Istogut. /Telegrafi/